Busulla AI

Tani në dispozicion

Pyesni Busulla AI

Asistenti ynë inteligjent u përgjigjet pyetjeve mbi arsimin dhe legjislacionin arsimor, me referencë në aktin dhe nenin përkatës. Filloni me 3 pyetje falas.

Si funksionon

Legjislacioni arsimor, me një pyetje

Busulla AI është një asistent inteligjent që u përgjigjet pyetjeve mbi legjislacionin e arsimit në Shqipëri. Në vend që të kërkoni nëpër dhjetëra akte ligjore, i bëni pyetjen Busullës dhe ajo ju tregon çfarë thotë ligji dhe ku e thotë.

  1. Bëni pyetjen

    Shkruani pyetjen tuaj në gjuhë të thjeshtë, p.sh. “Si llogariten kreditet për zhvillimin profesional të mësuesit?”

  2. Busulla kërkon në bazën ligjore

    Asistenti kërkon në ligjet, vendimet e Këshillit të Ministrave, Dispozitat Normative, udhëzimet dhe urdhrat zyrtarë për arsimin parauniversitar.

  3. Merrni përgjigje me burim

    Përgjigjja jepet e përmbledhur, së bashku me aktin dhe nenin përkatës, që ta verifikoni vetë në tekstin zyrtar.

Planet

Zgjidhni planin që ju përshtatet

Planet vjetore kushtojnë rreth 17% më pak se 12 muaj me plan mujor.

  • Provë

    Falas

    pa afat skadimi

    • 3 pyetje gjithsej
  • Bazik

    300 lekë / muaj

    ose 3.000 lekë / vit

    • 100 pyetje në muaj
  • Më i zgjedhuri

    I avancuar

    500 lekë / muaj

    ose 5.000 lekë / vit

    • 300 pyetje në muaj
  • Plani i drejtorit

    800 lekë / muaj

    ose 8.000 lekë / vit

    • 500 pyetje në muaj
    • Asistencë ligjore individuale edhe përtej legjislacionit arsimor

Si funksionojnë planet

Plani mujor
Vlen nga dita e aktivizimit deri në mesnatë të së njëjtës ditë të muajit pasardhës (ora e Shqipërisë).
Plani vjetor
Vlen një vit nga data e fillimit. Limiti mujor i pyetjeve rinovohet automatikisht në të njëjtën ditë çdo muaj; pyetjet e papërdorura nuk kalojnë në muajin pasardhës.
Nga mujor në vjetor
Nëse keni një plan mujor aktiv, mund të kaloni në plan vjetor në çdo kohë. Viti fillon nga dita kur nisi muaji aktual.
Ndryshimi dhe rinovimi
Një plan nuk mund të ndryshohet ose rinovohet para se të përfundojë (përveç kalimit nga mujor në vjetor). Pas përfundimit nuk mund të bëni pyetje të reja derisa plani të rinovohet ose të aktivizohet një plan tjetër. Bisedat e mëparshme mbeten të lexueshme.
Provë
3 pyetje falas, pa afat skadimi. Mund të kaloni në një plan tjetër në çdo kohë.

Si paguhet

Kryeni pagesën me transfertë bankare në llogarinë e mëposhtme dhe na kontaktoni me emailin e llogarisë suaj në Busulla AI. Plani aktivizohet sapo të konfirmohet pagesa.

Të dhënat e llogarisë

Raiffeisen Bank

Titullari i llogarisëAccount Holder
QEND.PER TRAJ.DHE MBE.SHK FAIK KONI L31420453E
Adresa e klientitCustomer Address
RR ALI DEMI ND PRIVATE, TIRANE, ALBANIA
Nr. i llogarisëAccount No.
0020644681
Monedha e llogarisëAccount Currency
ALL
Banka e përfituesitBeneficiary Bank
Raiffeisen Bank Sha
IBAN
AL65202110060000000020644681
Kodi SWIFTSWIFT Code
SGSBALTX

Pyetje të shpeshta

Gjithçka që duhet të dini për Busullën

  • Çfarë është Busulla AI?

    Busulla AI është një asistent inteligjent i ofruar nga Qendra “Faik Konica” dhe i zhvilluar nga Appa Software, që u përgjigjet pyetjeve mbi legjislacionin e arsimit parauniversitar në Shqipëri, duke u mbështetur vetëm në aktet ligjore zyrtare.

  • Për kë është menduar?

    Për mësues, edukatorë, drejtues shkollash, punonjës të shërbimit psiko-social, prindër dhe nxënës: këdo që ka nevojë të kuptojë shpejt të drejtat, detyrimet dhe procedurat në arsim.

  • Çfarë pyetjesh mund t'i bëj?

    Pyetje mbi të drejtat dhe detyrat e mësuesve, zhvillimin profesional dhe kreditet, vlerësimin e nxënësve dhe provimet, regjistrimet dhe transferimet, arsimin gjithëpërfshirës, procedurat disiplinore, funksionimin e institucioneve arsimore dhe më shumë.

  • Nga vijnë përgjigjet?

    Nga baza ligjore e arsimit: Ligji për sistemin arsimor parauniversitar, vendimet e Këshillit të Ministrave, Dispozitat Normative, udhëzimet dhe urdhrat e ministrisë përgjegjëse për arsimin. Çdo përgjigje shoqërohet me referencën e aktit dhe të nenit.

  • A janë përgjigjet këshillë ligjore zyrtare?

    Jo. Busulla AI jep informacion orientues dhe nuk zëvendëson këshillën e një juristi apo vendimin e institucionit përgjegjës. Për raste konkrete, ekspertët tanë ligjorë janë në dispozicionin tuaj përmes faqes së kontaktit.

  • A përditësohet me ndryshimet ligjore?

    Po. Baza ligjore përditësohet rregullisht sa herë që publikohen akte të reja ose ndryshime të akteve ekzistuese, dhe përgjigjet tregojnë versionin e aktit mbi të cilin mbështeten.

  • A ruhen të dhënat e mia personale?

    Për të përdorur Busullën nuk nevojiten të dhëna personale. Ju këshillojmë të mos shkruani emra, numra identifikimi apo të dhëna të tjera personale në pyetjet tuaja.

  • Ku mund ta përdor?

    Busulla AI është gati për përdorim në busulla-ai.al. Mund të filloni me planin Provë (3 pyetje falas) dhe të kaloni në një plan me pagesë në çdo kohë.