Rreth Nesh

Kush jemi

Misioni, Vizioni & Vlerat

Filozofia e qendrës frymëzohet nga mendimi kritik, dija dhe kultura e Faik Konicës — bindja se arsimi nuk është vetëm përvetësim informacioni, por formim i gjykimit të pavarur dhe i shijes intelektuale.

  • Misioni

    Të mbështesim nxënësit, mësuesit dhe drejtuesit me programe cilësore që ndërthurin dijen akademike, orientimin praktik dhe teknologjinë.

  • Vizioni

    Një qendër referencë në arsim, ku mendimi kritik dhe kultura e vazhdueshme e të mësuarit janë pjesë e përditshmërisë së çdo nxënësi dhe mësuesi.

  • Vlerat

    Dija, integriteti, transparenca dhe respekti për individin — parime që udhëheqin çdo program dhe çdo marrëdhënie me komunitetin shkollor.

Historiku

Historiku i aktiviteteve

Qendra e trajnimit dhe mbështetjes shkollore “Faik Konica” u themelua në vitin 2013. Veprimtaria kryesore e saj ka qenë trajnimi në fushën e zhvillimit të vazhdueshëm profesional për mësues dhe punonjës të shërbimit psiko-social.

Janë zhvilluar trajnime me mbi 18.000 mësues në të gjithë Shqipërinë, në shërbim të objektivave të qendrës dhe të “Strategjisë së zhvillimit të arsimit parauniversitar për periudhën 2014–2020”. Gjatë trajnimeve i është kushtuar rëndësi e veçantë krijimit të shprehive dhe kompetencave të reja që përmirësojnë mësimdhënien dhe ndërhyrjet edukative, zbatimit të kodit etik në çdo aspekt të veprimtarisë edukative-mësimdhënëse, si dhe hartimit të programeve konkrete për parandalimin dhe trajtimin e fenomeneve si bullizmi dhe puna me nxënësit me aftësi të kufizuara.

Sipas pyetësorëve të vlerësimit të plotësuar nga pjesëmarrësit, seancat trajnuese për mësues dhe psikologë kanë qenë efektive, dhe kërkesa për trajnime është rritur ndjeshëm krahasuar me sezonin e parë (2017–2018). Qendra ka organizuar gjithashtu një konferencë shkencore dhe një workshop me temat “Zëri i arsimit parauniversitar, arsimi i së ardhmes” dhe “Integrimi ndërlëndor, mësimdhënia inovatore”, në ambientet e Tirana International dhe Albanian University.

Portret i Alma Lama

Alma Lama

Drejtore ekzekutive

  • 2013

    Viti i themelimit

  • 18.000+

    Të trajnuar në të gjithë Shqipërinë

  • Module të akredituara

    Riakreditim çdo 4 vite

    ASCAP 2018–2022
    13
    ASCAP 2022–2026
    10
    ASCAP 2026–2030
    5
    Për psikologët
    11
  • 1+

    Modul i akredituar nga ASCK për punonjësit socialë

  • 5

    Qendra të reja mbështetjeje që nga viti 2020

  1. 2013

    Themelimi i qendrës

    Qendra u themelua me objektiv ndërhyrjen në fushën edukative dhe psiko-sociale, me përfaqësuese juridike Znj. Alma Lama dhe udhëheqëse didaktike Znj. Sonila Prroni.

  2. 2017

    Akreditimi i moduleve

    Në bazë të Udhëzimit Nr. 1, datë 20.01.2017, për zhvillimin e vazhdueshëm profesional të punonjësve arsimorë, qendra aplikoi me 21 module dhe MASR e ASCAP i njohën 13 module të akredituara për drejtorë shkollash, mësues, edukatorë dhe punonjës të shërbimit psiko-social.

  3. 2020

    Trajnime për profesionistët e shëndetit mendor

    Urdhri i Psikologut miratoi 11 module trajnimi për profesionistë të shëndetit mendor, të zhvilluara online dhe të monitoruara nga ekspertë të UP.

  4. 2020

    Qendra të reja mbështetjeje shkollore

    Për t'u ardhur në ndihmë prindërve gjatë pandemisë, u hapën qendra “Faik Konica” në Vlorë dhe Shkodër, si dhe në Kamëz, Shkozë dhe Yzberisht në Tiranë. Për prindërit zhvillohet gjithashtu një program vjetor seminaresh online për prindërimin pozitiv.

  5. Sot

    Trajnime për mësimdhënien online

    Në bashkëpunim me “Schoolme Production and Consulting”, qendra zhvillon 5 module të miratuara nga MASR që ndërtojnë te mësuesit kompetenca digjitale në mësimdhënie.

Bashkëpunimet

Në kuadër të trajnimeve dhe projekteve sociale, qendra ka bashkëpunuar me institucione dhe organizata që kontribuojnë në arsim.

  • Adra
  • Sidi Education
  • WDN-Albania (Women's Democracy Network)
  • Shtëpia botuese “Polis”
  • Shtëpia botuese “Albas”
  • Njësia Administrative nr. 1, Tiranë
  • Agna Group
  • Schoolme Production and Consulting
  • Universiteti i Tiranës – Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë
Ekipi ynë

Stafi drejtues, trajnerët dhe ekspertët ligjorë

  • Portret i Alma Lama

    Alma Lama

    Drejtore ekzekutive

  • Portret i Etleva Treska

    Etleva Treska

    Ekonomiste

  • Portret i Kejsi Konomi

    Kejsi Konomi

    Trajnere Kombëtare

  • Portret i Sonila Prroni

    Sonila Prroni

    Udhëheqëse didaktike

  • Portret i Ilir Bodini

    Ilir Bodini

    Trajner Kombëtar

  • Portret i Katerina Grabova

    Katerina Grabova

    Trajnere Kombëtare

  • Portret i Laura Shuteriqi

    Laura Shuteriqi

    Trajnere Kombëtare

  • Portret i Eliberta Ziu

    Eliberta Ziu

    Trajnere Kombëtare

  • Portret i Fiqiri Çifliku

    Fiqiri Çifliku

    Trajner Kombëtar

  • Portret i Majlinda Shehu

    Majlinda Shehu

    Trajner Kombëtar

  • Portret i Irida Hoti

    Irida Hoti

    Trajnere

  • Manushaqe Hoxha

    Trajnere

Bashkëpunëtorë ndër vite

  • Portret i Lindita Braho

    Lindita Braho

    Trajnere Kombëtare

  • Portret i Eneida Pema

    Eneida Pema

    Trajnere Kombëtare

  • Portret i Mimoza Gjokutaj

    Mimoza Gjokutaj

    Specialiste e didaktikës

Llogaridhënie

Transparenca & Raportimi

Veprimtaria e qendrës dokumentohet dhe publikohet rregullisht. Më poshtë gjenden kategoritë e dokumenteve që vihen në dispozicion të komunitetit shkollor dhe institucioneve.

  • Raportet vjetore të punës

    Përmbledhje e veprimtarisë së qendrës: programet e zhvilluara, numri i pjesëmarrësve dhe rezultatet e arritura gjatë vitit.

  • Licencat

    Dokumentacioni i licencimit të qendrës për ushtrimin e veprimtarisë arsimore dhe trajnuese.

  • Certifikimet

    Akreditimet e moduleve të trajnimit dhe certifikimet profesionale të stafit trajnues.